Trajneri çek: Mendoj se Çekia do fitojë 2-1 përballë Shqipërisë
Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë tifozët e futbollit sepse në mbrëmje luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Çekisë.
Kjo ndeshje është shumë e komentuar për rëndësinë e saj lidhur me renditjen e të dyja skuadrave. Po ashtu është përfolur edhe për biletat, çmimin e tyre dhe faktin që u shitën për vetëm 3 orë duke mërzitur shumë tifozë që nuk mundën t’i siguronin.
Miroslav Fanta, trajneri çek i portierëve në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania bëri një parashikim për ndeshjen e sotme që sipas tij do fitohet nga Çekia me rezultatin 2-1.
“Ajo që mund të them si një fans i Çekisë është që do luajmë më mirë se në ndeshjen e shkuar në sulm dhe duhet të fitojmë, të bëjmë edhe hapin e fundit për të hyrë në Evropian. Pjesa më e fortë e jona është se kemi një ekip me eksperiencë të mirë dhe duhet ta menaxhojmë mirë situatën që kjo eksperiencë të vlejë edhe këtu. E kam të vështirë të parashikoj rezultatin se kam marrëdhënie shumë të mira me Shqipërinë ku kam punuar si trajner. Dua që Çekia të fitojë, por e kam në zemër edhe Shqipërinë. Me një barazim do isha i kënaqur. Por mendoj se Republika Çeke do fitojë 2-1 me Shqipërinë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:52 Zbardhet vendimi i plote Kushtetueses mbi çeshtjen e Veliajt: Gjykata e Lartë nuk ka dhënë përgjigje të arsyetuara
- 16:45 Kanadaja nga viti 2027-të do të marrë pjesë në Eurovision
- 16:42 Trump optimist për Iranin: Pati takime shumë të mira në Katar, diplomacia po jep rezultate
- 16:35 Trajneri i Ekuadorit, Sebastian Beccacece jep dorëheqjen pas eliminimit nga Kupa e Botës
- 16:34 PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë
- 16:31 WhatsApp prezanton funksionin e ri, njerëzit mund të zhvillojnë biseda pa përdorur numrin e telefonit