Tre humbje jete nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

7 Qershor 2021 | 15:43

Në Maqedoninë e Veriut tre persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 1375 testime, prej të cilëve është konfirmuar vetëm një rast pozitiv.

Të dhënat e përgjithshme të pandemisë tregojnë se situata në vendin fqinj mbetet nën kontroll dhe kjo prirje ka çliruar ndjeshëm aktivitetin e sipërmarrjeve si dhe lëvizjen e qytetarëve.

Vetëm në orët e fundit listës totale të të shëruarve i janë shtuar 204 pacientë, të cilët arritën me sukses të mposhtin agresivitetin e coronavirus.

Qyteti më i prekur është Shkupi, i cili në raportet e ministrisë rezulton me numrin më të larët të viktimave dhe rasteve pozitive.

Në Maqedoninë e Veriut gjithsej kanë humbur jetën 5.458 qytetarë, ku pjesa dërrmuese e të cilëve kanë qenë me sëmundje të tjera shoqëruese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026