“Trump ktheu arrestimin në favor të tij”, flet anëtarja e Federatës Vatra
Anëtarja e Federatës Vatra, Merita Bajraktari ishte këtë të diel e ftuar në një intervistë për Euroneës Albania për të folur rreth ngjarjeve të fundit në SHBA.
Ajo ka komentuar ndër të tjerat qëndrimin e fundit të Donald Trump, i cili foton e tij të arrestimit e ka postuar në platformën X dhe e ka përdorur për tgë mblehdur fonde.
“Lajmi i fundit nga ish-presidenti dhe kandidati sërish për president, Donald Trump, ka qenë postimi i fotos së sinjalistikës së tij në rrjetin social dikur Twitter tashmë me emrin X dhe e ka shndërruar atë në një mbledhje fondesh. Nga të gjithë njerëzit që unë njoh që janë republikan, të gjitha kanë paguar për të blerë çdo gjë që publikohet në profilin e presidentit Trump. Ai e ka shdnërrruar edhe këtë në favor të tijin”,-tha ajo.
Donald Trump u dorëzua në shtetin e Xhorxhias nën akuzën e përmbysjes së rezultatit zgjedhor të 2020-s, duke shënuar arrestimin e parë të një ish-presidenti amerikan.
Ish-presidentit iu desh të paguante një garanci prej 200 mijë dollarësh për t’u liruar nga burgu i Atlantës, teksa pret gjyqin.
Ishte arrestimi i tij i katërt në 5 muaj për një çështje penale, por ishte hera e parë që ai pozoi për foton sinjalistike për policinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona