“Kosova nuk është çliruar më 12 qershor”, ish luftëtari i UÇK: Ja data historike…
Ish-luftëtari i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se është turp që të njihet si datë e çlirimit të Kosovës 12 qershori.
Sipas tij çlirimi ka ndodhur më datë 10 pasi në atë datë Serbia ka nënshkruar kapitullimin.
Gjithashtu Goxhaj tha se data 10 përkon me 1 vjetorin e krijimit të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare, por edhe më datën kur është mbajtur lidhja e Prizrenit, ndaj ai shton se është e pafalshme që të njihet si datë e çlirimit data kur në Kosovë janë futur trupat e huaj, ku të parët kanë qenë trupa e ushtrisë ruse.
“Çlirimi ka ndodhur në datë 10 qershor, më 12 qershor për mua është turp që parlamenti i Kosovës dhe qeveria e Kosovës festojnë të gjithë datën 12 qershor e cila është data e trupave ruse në Kosovë. Në 12 qershor janë futur trupat e parë ruse në Kosovë.
Duhet të festohet data 10 qershor. Kjo është data kur marrëveshja e Kumanovës ka hyrë në fuqi, data kur komando ushtarake e KFOR dha urdhër për ndërprerjen e i operacioneve luftarake, është data kur shtabi i përgjithshëm i ushtrisë çlirimtare të Kosovës dha urdhër për ndërprerjen e operacioneve luftarake dhe në 10 qershor forcat serbe nënshkruan kapitullimin e tyre. Normalisht data e kapitullimit është data e çlirimit.
Gjithashtu data 10 qershor është një datë historike pasi në datë 10 qershor të 98 është themeluar shtabi i përgjithshëm i UÇK. Kjo datë përkon edhe me 10 qershorin e 1878 të Lidhjes së Prizrenit. Pra është një datë historike e cila është e turpshme të anashkalohet në këtë mënyrë”,-tha Dritan Goxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:36 Rama: Flamingot do të habiten me veten e tyre si ranë pre e korbave të shqiptarisë së rreme
- 22:25 Nga përdorimi i municioneve te dëmet në bazat ushtarake, ja sa miliarda dollarë i ka kushtuar lufta SHBA-së
- 22:17 FOTOLAJM/ Protesta qytetare, disa nga pankartat e ditës së 22
- 21:32 Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet
- 21:23 E nxitur nga rikthimi i Yamalit, Spanja arriti një fitore të shkëlqyer ndaj Arabisë Saudite
- 21:05 Lufta ‘zbret’ në futboll-Irani përballet me kufizime nga SHBA: Udhëtim vetëm 24 orë para ndeshjeve të tyre