U dërguan në Fier/ Avokati: Të burgosurit “VIP” s’mund të qëndrojnë me vrasës

19 Dhjetor 2023 | 23:00

Avokati Kujtim Ibraj ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, ku foli për tranferimin e të burgosurve “Vip” nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Bëhet fjalë për: Alqi Bllako, ish- kryetari i Bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe, ish-kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, ish-kryetari i bashkisë Kukës Safet Gjici, kryetari i zgjedhur i bashkisë Himrë Alfred Beleri, ish-prokurori Xhevahir Lita si dhe ish-drejtori i forcave Operacionale Oltion Bistri.

Avokati tha se duhet të kujtojmë se ish-Ministri i Brendshëm Tahiri ka bërë vetë kërkesë të transferohej nga burgu i Kosovës së Lushnjës në burgun e Fierit. Ai si ish-ministër i Brendshëm ka pasur informacione shumë të sakta, ndaj atje kanë shkuar për më qetë.

“Në drejtorinë e përgjithshme të burgjeve ka një komision i cili bën vlerësimin e rrezikshmërisë së personave dhe të riskut. Mblidhet i gjithë informacioni nga juristët në gjithë burgjet dhe paraqitet një skemë në drejtorinë e përgjithshme.

Aty vendoset për lëvizjet e personave në bazë të rrezikshmërisë që paraqesin. Sepse nuk mund të lihet, po themi Alqi Bllakon, se në fund të fundit ai është intelektual pavarësisht veprës penale, ai nuk mund  të lihet me një person që ka vrarë tre vetë në një dhomë”,-tha avokati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026