‘U dorëzua, i dhashë ultimatum’, Berisha për deklaratën e Ramës për fashën 800kw

30 Shtator 2022 | 12:32

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama u tërhoq nga vendimi për rritjen e çmimit të energjisë mbi fashën 800kw, pasi i dha ultimatim se nëse do e bëntë atë, do përballej me revoltë popullore.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se Rama i tërheq vendimet e tij vetëm nëpërmjet presioneve.

“U dorëzua. Para jush i kam dhënë një ultimatum në mënyrë të përsëritur: ‘Po rrite çmimin e energjisë, do presësh atë që meriton’. Por sidoqoftë, vendimi i tij për t’u tërhequr tregon që vetëm presioni funksionon me këtë njeri. Bëri sikur guxoi, por u tërhoq, u palos”, theksoi kryedemokrati.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kërkesa për energji nga Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) është më e ulët sot sesa në 1 shtator, kur u lançua fasha mbi 800kw.

Gjatë një komunikimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se rritja e nivelit të baseneve në hidrocentrale, por edhe fillimi i qasjes pozitive të abonentëve familjarë për të kursyer energjinë, ndikuan në këtë vendim të qeverisë për heqjen e fashës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026