U kap në flagrancë me armë zjarri, vihet në pranga 24-vjeçari
24-vjeçari Blerim Muja u arrestua në Tiranë në kudër të operacionit “Gun” pasi u kap në flagrancë me një armë zjarri të cilën dyshohet se do e shiste në Tiranë.
Gjithashtu është proceduar penalisht për moskallëzim krimi një 23-vjeçar
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në inteligjencën policore, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “GUN”.
Si rezultat i operacionit u vu në pranga shtetasi B. M., 24 vjeç, banues në Kukës. Si dhe u procedua shtetasi D. I., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Në rrugën e Elbasanit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit B. M, iu gjet e sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do e shiste”,-thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?