U plagos në shpërthimin në Lushnjë, mjeku: Si është gjendja e deputetit Çela

1 Mars 2024 | 20:28

Deputeti i PS-së, Bujar Çela, i cili mbeti i plagosur pas shpërthimit në një magazinë në Lushnjë ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Lajmin e bëri të ditur Shefi i Urgjencës së Traumës në Tiranë, Gjovalin Bushi, përmes një deklarate për mediat.

Ai tha gjithashtu se Çela është në gjendje stabile për momentin dhe ndërhyrja kirurgjikale do të zgjasë në kohë, pasi sipas tij, deputeti ka dëmtime dhe pjesë metalike në pjesën e barkut.

Mjeku i Spitalit të Traumës tha se deputeti është rigzaminuar dhe është futur në sallë, pas disa dëmtimeve në pjesën e barkut. Mjekët thanë se deputeti është në gjendje stabël dhe se ndërhyrja do të kërkojë kohë. Nga të dhënat, mësohet se deputeti ka politraumë.

“Deputeti ka ardhur përafërsisht para një ore dhe është intervenuar në kirurgjinë e Lushnjës, kanë parë dëmtime të mëdha dhe i kanë dhënë ndihmë primare atje.

Këtu e riekzaminuam dhe tani sapo u fut në sallë. Ka dëmtime te barku, ka edhe brenda në abdome.

Ka skërçe në pjesët nga brenda. Si gjendje deputeti që nga momenti që erdhi dhe tani është stabël. Ka shumë dëmtime dhe do të jetë një ndërhyrje pak e gjatë që mund të zgjasë shumë në kohë”, tha shefi i Urgjencës së Traumës, Gjovalin Bushi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026