“Udhëtarët” vizitojnë Pukën, qytetin e vogël që ofron plot surpriza
Ajri i pastër prej pyjeve me pisha, burimet e pastra të ujit, prodhimet e likerit, reçelit, apo birrës, shkolla ku në vitet 30-të jepte mësim Migjeni si dhe ekipi i Tërbunit janë disa prej aspekteve për të cilat dallon Puka.
“Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji tregojnë në udhëtimin e tyre të radhës se përse duhet vizituar ky qytet dhe rrethinat e tij.
Qyteti ndodhet rreth 60 kilometra në lindje të Shkodrës rrethuar nga majat e larta të Tërbunit, Munellës dhe Krabit, të cilat kanë si karakteristikë kryesore një masiv prej qindra hektarësh pisha, dhjetëra shpella dhe burime të pastra uji.
Sikurse vënë në dukje Loneta dhe Renaldo, qyteti ka një infrastrukturë të mirë, një park pranë një rezervuari që i jep hije qytetit, ndërsa vitet e fundit banorët e zonës kanë investuar duke ngritur dhe bujtina apo hotele.
Pikërisht për të nxitur turizmin, një prej sipërmarrësve të zonës ka ndërtuar një tren lëvizës me rrota në mënyrë që vizitorëve t’u ofrohet një guidë e shpejtë në gjithë qytetin.
Në fund të viteve 30-të në Pukë u zhvendos poeti i shquar Millosh Gjergj Nikolla, njohur me nofkën Migjeni. Ai vuante nga tuberkulozi dhe kërkoi të jepte mësim në Pukë prej ajrit të pastër.
Shkolla ku ai dha mësim “Shkolla Migjeni” sot është një shkollë muze, e cila mban ende sot tryezën dhe sende personale të tij.
Në Pukë prej rreth 20 vitesh dallon një punishte likeresh dhe reçeli vendi që nuk duhet humbur, ndërkohë qyteti është mjaft i lidhur me futbollin dhe ekipin e tij “Tërbuni”, që këtë vit u rikthye në “Kategorinë e Parë” duke rrëzuar Flamurtarin.
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë
- 18:25 Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
- 18:18 BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 17:55 Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën