Ukraina: Kemi shkatërruar një anije të flotës ruse në Krime

26 Dhjetor 2023 | 08:21

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë më 26 dhjetor se kanë shkatërruar një anije të Flotës ruse në afërsi të Gadishullit të Krimesë, anije që dyshohet se ka bartur dronë të cilat Moska synonte t’i përdorte në luftën kundër Kievit.

“Rreth orës 02:30 më 26 dhjetor, Forcat Ajrore sulmuan me raketa lundruese në zonën e Feodosias avionmbajtësin e madh, Novocherkassk, të Flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse”, u tha në njoftimin e Forcave Ajrore ukrainase të publikuar në Telegram.

Feodosia është shtëpi e një baze të madhe detare të Gadishullin e pushtuar të Krimesë.

Në një njoftim paraprak nga autoritetet ukrainase u tha se Novocherkassk u “shkatërrua”, duke shtuar se “njerëzit thonë se po transportonte Shahed” – duke iu referuar dronëve kamikazë iranianë, që Rusia rregullisht i përdor kundër Ukrainës.

Komandanti i Forcave Ajrore ukrainase, Mykola Olechtchouk, ka publikuar një video ku shihet një shpërthim në bazën detare ruse në Feodosia.

Sergey Aksyonov, kreu i Krimesë që mbështetet nga Kremlini tha se “një sulm i armikut është kryer në zonën e Foedosias”.

“Zona e portit është mbyllur për qarkullim”, tha ai.

“Deri më tani, shpërthimet janë ndalur dhe zjarri është lokalizuar. Të gjitha shërbimet relevante janë në vendin e ngjarjes. Banorët e disa shtëpive janë evakuuar”, shtoi ai në postimin e publikuar në Telegram.

Ukraina, që po përballet me pushtimin rus që nga shkurti i vitit të kaluar, shpesh sulmon caqe në Krime, veçmas ato të ushtrisë ruse.

Në prill të vitit 2022, Kievi sulmoi luftanijen Moskva të Flotës së Detit të Zi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026