Ukraina përfundon ‘misionin luftarak’ në Mariupol

17 Maj 2022 | 08:37

Forcat ukrainase kanë përfunduar “misionin e tyre luftarak” në qytetin e rrethuar të Mariupolit, sipas një deklarate nga ushtria e vendit.

Komandantët e njësive, të vendosur në fabrikën masive të çelikut në qytetin Azovstal janë urdhëruar “të shpëtojnë jetën e personelit të tyre”, thuhet gjithashtu në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Qindra njerëz u evakuuan të hënën nga uzina e çelikut, streha e fundit në një qytet që ishte bërë simbol i rezistencës ukrainase nën bombardimet e pamëshirshme ruse.

Zv. ministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, e përshkroi operacionin e evakuimit në një deklaratë të veçantë përmes një videoje, duke vënë në dukje se disa forca ukrainase mbeten në Azovstal.

“53 persona të plagosur rëndë u evakuuan nga Azovstal në një institucion mjekësor në Novoazovsk,” tha ajo. “211 persona të tjerë u dërguan në Olenivka përmes korridorit humanitar”.

Një “procedurë shkëmbimi” do të përdoret në mënyrë që të evakuuarit të kthehen në shtëpi, tha gjithashtu Malyar.

“Ukraina ka nevojë për heronjtë ukrainas të gjallë”, tha të hënën presidenti Volodimir Zelenski në një deklaratë ku falënderoi ushtrinë dhe negociatorët ukrainas, Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Kombet e Bashkuara.

“Dita e 82-të e mbrojtjes sonë po përfundon. Një ditë e vështirë. Por kjo ditë, si gjithë të tjerat, synon pikërisht shpëtimin e vendit dhe popullit tonë”, tha Zelenski.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi më herët se ishte vendosur një armëpushim për të lejuar kalimin e ushtarakëve të plagosur ukrainas, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026