Ulet numri i kërkesave për lënien e shtetësisë shqiptare

2 Shtator 2025 | 14:39

Numri i shqiptarëve që kanë bërë kërkesë për lënie të shtetësisë është ulur ndjeshëm këtë vit. Të dhënat tregojnë se deri në muajin qershor, ishin 103 shtetas që kërkuan të heqin dorë nga pasaporta shqiptare, nga 315 kërkesa që kishte në gjysmën e parë të vitit 2024.

Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve që dorëzojnë pasaportën shqiptare kërkojnë ta zëvedndësojnë atë me marrjen e shtetësive të tjeras, italiane, gjermane apo franceze, ku ligjet e tyre nuk lejojnë mbajtjen e shtetësisë së dyfishtë.

Ndërkohë lënia e shtetësisë nuk është në të njëjtin ritëm me fitimin e saj, pasi kërkesat për të marrë pasaportën shqiptare janë rritur. Këtë vit, ishin 400 individë që kanë aplikuar për të rifituar pasaportën shqiptare, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo lidhet kryesisht me shqiptarë të lindur jashtë vendit, sidomos fëmijë të emigrantëve, të cilët kërkojnë të marrin shtetësinë e prindërve apo për të pasur dy pasaporta.

Po ashtu, nuk mungojnë edhe raste nga individë të vendeve fqinje që e shohin shtetësinë shqiptare si një mundësi për punësim, lëvizje më të lirë apo studime.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës

Deputeti Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit për bojkotin e seancës parlamentare nga Partia Demokratike, duke e cilësuar atë si një favor për qeverinë. Ndër...
13:40 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026