‘Unë hipokrit?’ | Ndreca përplaset me Kikian: Sa të jem këtu, nuk e thua dot

16 Janar 2023 | 21:32

Juristi Plarent Ndreca dhe gazetari Mentor Kikia kanë debatuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, në lidhje me situatën aktuale politike në vend.

Sipas gazetarit, është hipokrizi të dëgjosh nga mazhoranca, se është e shqetësuar për faktin që opozita është e dobët.

Por Ndreca replikoi, duke u shprehur se nuk mund t’i thotë dot hipokrit.

Mentor Kikia: Të dëgjosh mazhorancën të thotë, që ne jemi të shqetësuar që kemi një opozitë të dobët dhe për këtë nuk ndjehemi mirë, është kulmi i hiprokozisë.

Plarent Ndreca: Domethënë unë jam hipokrit po thua?

Mentor Kikia: U shpreha në tërësi.

Plarent Ndreca: Nuk është mirë që të vesh këtë term, përsa kohë jam unë këtu. Nuk akuzova as Ivin, që e kam kundërshtar, që është hipokrit, jo të më thuash ti hipokrit.

Mentor Kikia: Them që është hipokrizi, sepse një qeverie, padyshim, jo në Shqipëri, por kudo që të jetë, i intereson një kundërshtar politik i dobët.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026