UNESCO: 207 objekte kulturore ukrainase të dëmtuara nga lufta
Duke përdorur imazhet satelitore para dhe pas, OKB-ja ka dokumentuar dëmtimin ose shkatërrimin e plotë të 207 vendeve kulturore në Ukrainën e shkatërruar nga lufta.
Të dhënat po mblidhen në një platformë ‘online’ të krijuar posaçërisht, e cila fillimisht do të jetë e aksesueshme vetëm për ekspertët, por së shpejti do të hapet edhe për publikun, njoftoi dje Krista Pikkat nga agjencia arsimore dhe kulturore e OKB-së (UNESCO), në Gjenevë.
Ajo ka thënë se shtatë vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Ukrainë deri më tani nuk janë dëmtuar si rezultat i pushtimit të plotë të Rusisë tetë muaj më parë, shkruan KosovaPress.
Nga 207 vendndodhje, 88 janë objekte fetare, 15 janë muze, 76 janë ndërtesa me interes historik ose artistik, 18 janë monumente dhe 10 janë biblioteka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 16:07 Letër e hapur Ramës, Koçeku: Shqiptarët nuk frymëzohen më nga politika e vjetër
- 15:44 40 qytete nënshkruajnë një pakt historik, vendosin kushte për qendrat e inteligjencës artificiale
- 15:34 Nis në Uashington raundi i pestë i bisedimeve Liban-Izrael
- 15:27 Von der Leyen drejt Armenisë në mbështetje të kursit pro-evropian
- 15:20 Ministri i Mbrojtjes: Të përdorësh emrin e UÇK-së për politikë, është turpi më i madh
- 14:57 Veteranët e UÇK-së iu bëjnë thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së