UNICEF paralajmëron RMV për rreziqet e mësimit online: Një mbyllje tjetër do ishte katastrofë
Përfaqësia e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut ka reaguar kundër vendimit të Qeverisë për zgjatjen e pushimit mes dy semestrave. Sipas Patrizia Di Giovanni, përfaqësuese e UNICEF në Shkup, vendimi i Qeverisë ishte i panevojshëm, sepse infektimet tek nxënësit ishin të ulëta dhe mbrojtja në shkolla po funksiononte. Një valë e re mbylljesh, sipas saj, do të ishte katastrofike për nxënësit.
“Edhe një valë tjetër e mbylljes së shkollave do të ishte katastrofike për fëmijët. Përpara pandemisë COVID-19, Maqedonia e Veriut po përballej tashmë me një krizë në mësim, me më shumë se gjysmën e të gjithë 15-vjeçarëve në vend që nuk arrinin t’i përmbushin nivelet bazë të aftësive të leximit dhe matematikës”, tha Patrizia di Giovanni, përfaqësuese e UNICEF në Shkup.
Por, ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri thotë se nuk bëhet fjalë për mbyllje të shkollave, por për vendim të përkohshëm për shkak të përhapjes së variantit Omicron në vend, por edhe gripit sezonal.
“Edhe qëndrimi i Shtabit të Krizës dhe Qeverisë nuk është që kjo të jetë zgjidhje afatgjate, por vetëm afatshkurtër. Prezenca e mësimit fizik është më produktiv dhe rezultatet janë më të mira kur nxënësit janë në shkollë. Dhe këtë qëndrim të UNICEF-it, i cili thotë se ky vendim duhet të jetë vetëm vendim i përkohshëm, edhe ne e kemi sjellë vetëm si vendim i përkohshëm, sepse e kemi thënë edhe në komunikatë: viti i ri shkollor fillon me 1 shkurt me prezencë fizike”, deklaroi ministri Shaqiri.
Ministri i Arsimit siguroi se ditët e humbura do të zëvendësohen, me qëllim që viti shkollor të përfundojë në afatin e caktuar më 10 qershor.
Maqedonia e Veriut ka pasur mbylljen më të gjatë të shkollave në rajon, pasi shkollat në vend ishin të mbyllura për gjithsej 54 javë, krahasuar me mesataren prej 24 javësh në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore. Gjatë pandemisë mësimi është zhvilluar online, por shumica e mësuesve dhe prindërve janë ankuar për efikasitetin e mësimit pa prezencë fizike.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)