Ushqimi në shkolla, Tomini: Mirëushqyerja prandalon sëmundjet jo të transmetueshme
Ofrimi i ushqimit në shkolla është tashmë një prioritet që pritet të marr jetë së shpëjti.
Drejtoresha e Isntitutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka bërë me dije se tashmë është realizuar një studim fizibiliteti, ku konstatohet se strukturat arsimore janë gati, ndërsa nevojitet vendosje e mekanizmave të ndërveprimit institucional për zbatimin dhe monitorimin e ofrimit dhe sigurimit te ushqimit në shkolla.
“Struktura arsimore është në nivele të larta. Për të mirëmenaxhuar ushqim të sigurt janë vlerësuar skema në mirëmenaxhimin e ushqimit, me mensa, apo vendosjes së aparateve që japin ushqim të sigurt, është gjykuar dhe në përshtatjen e mjediseve të caktuar në prurjen e një ushqimi”, tha Tomini.
Për ekspertët e shëndetit publik, mirëushqyerja në fëmijërinë e hershme dhe adoleshencë përkthehet në të rritur më të shëndetëshëm.
“Mirërritja në fëmijëri dhe adoleshencë, sjell më pas një rini më të shëndetëshme, një aktivitet më të mirë fizik shëndetësor deri në pleqëri. Kështu që ne i përgjigjemi me imunitet me të fuqishëm, minimizomë riskut për sëmundjet jo të transmetueshme.
Ajo çfarë dietologët dhe ekspertët sugjerojnë është respektimi i vakteve ushqimore, duke e konsideruar mëngjesin ndër më të rëndësishmit për fëmijët, në mënyrë që të kenë një performancë më të mirë në shkollë.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona
Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
- 16:50 Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
- 16:43 Partia Fidesz e Orban: Prokuroria bastisi serverët dhe bazat tona të të dhënave
- 16:42 SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona
- 16:35 Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 16:34 Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet të ndryshojnë qëndrimin e Teheranit
- 16:20 Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave