“Vajza donte të vetëvritej”- Dëshmia tronditëse: Djali dëshmitar i përdhunimeve

17 Janar 2024 | 10:41

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga vrasja që 50-vjeçari Fatmir Tarellari, kreu ndaj kunatit të tij Erjon Pelivani, pasi mësoi se ky i fundit i kishte përdhunuar të bijën.

Në dëshminë e dhënë përara hetuesve, 50-vjeçari ka deklaruar se vajza e mitur është përdhunuar në banesë në prani të vëllait të vogël, i cili sot është 9-vjeç.

“Vajza ime më tregoi se kur u përdhunua nga kunati im, në banesë ishte i pranishëm edhe djali im i vogël, i cili tani është nëntë vjeç.

Kunati e linte vetëm djalin dhe shkonte me vajzën në dhomën tjetër të cilën e mbyllte me çelës”, tha Tarellari.

50-vjeçari u shpreh thellësisht i shqetësuar për shëndetin mendor të të bijës, duke nënvizuar se 18-vjeçarja ka arritur dhe në pikën ku ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

“Vajza ime, e cila është jetime nga nëna e saj, ka absolutisht nevojë për mua. Duhet ta mbështes atë psikologjikisht dhe financiarisht pasi ajo është e shkatërruar emocionalisht dhe ka arritur në pikën ku ka tentuar dhe vetëvrasjen. Nuk e dija, më tha mësuesja e saj dhe psikologu”, ka deklaruar Tarellari.

Gjithashtu ai kërkoi në gjykatë që të lirohej nga burgu pasi është i vetmi person që mund të kujdesej për vajzat dhe djalin e mitur 9-vjeç.

“Fëmija 9 vjeç dhe vajza studente në Universitet, varen vetëm nga puna ime, pasi nuk kanë asnjë të ardhur tjetër”, tha ai përpara gjykatës.

Duket se trupa gjykuese ka marrë parasysh kushtet në të cilat ndodhet familja e 50-vjeçarit dhe ndryshoi amsën e sigurisë ndaj tij nga “Arrest në burg”, në “Arrest në shtëpi”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U aksidentua për vdekje në Pogradec, policia: 32-vjeçari po arratisej me makinën që kishte vjedhur

Amarildo Islamaj, 32-vjeçari nga Vlora i cili ditën e djeshme humbi jetën për shkak të një aksidenti automobilistik në afërsi të fshatit Pojskë në Pogradec,...
10:27 | 01/07/2026

Aksidenti i rëndë në autostradë, Spitali i Traumës del me njoftim të ri për gjendjen e të plagosurve

Spitali Universitar i Traumës ka dalë me një njoftim të ri përsa i përket gjendjes së të plagosurve pas aksidentit të rëndë të ndodhur ditën...
10:10 | 01/07/2026

Shisnin lëndë narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit, arrestohen dy shpërndarësit (EMRAT)

Janë vënë në pranga këtë të mërkurë dy persona pasi u kapën në flagrancë duke shitur lëndë narkotike. Sipas raportimeve të policisë, në pranga kanë...
09:58 | 01/07/2026