Varësia ndaj ‘Tik-Tokut’, specialistët: Fëmijët po humbasin fantazinë

2 Dhjetor 2022 | 16:12

Tik-Toku, është rrjeti social më i përdorur, sidomos pas periudhës së pandemisë. Fëmijët janë përdoruesit më të shpeshtë të tij.

Por studimet e fundit tregojnë se kjo platformë po kthehet në një varësi kundrejt këtyre përdoruesve.

“Gati 78% e grupmoshës së fëmijëve 13-17 vjeç krijonin varësi dixhitale, janë varësi ndaj lojërave të caktuara, ndaj rrjeteve sociale pa të cilat ti nuk rri dot. Fëmijët po fillojnë të humbasin fantazinë, fjalitë po bëhen gjithnjë e më të shkurta”, thotë Irida Sina, specialiste arsimi.

Në studim thuhet se gjatë orëve të qëndruara në Tik-Tok, truri lëshon neurotransmetuesin dopaminë, i cili ndihmon në kontrollimin e reagimeve emocionale. E thënë ndryshe, shton dëshirën e fëmijëve për të qëndruar më shumë në këtë rrjet social.

“Fëmija duhet të kuptojë rëndësinë që ka të jetë në kontakt me shokët dhe shoqet, të bëjë një aktivitet sportiv. Është një përmbajte ku gjithkush hedh çdo gjë, është një përmbajtje jo e sigurt. Tik-Toku të mos përdoret pa praninë e një të rrituri”, sugjeron specialistja.

Specialistët u bëjnë thirrje prindërve që të jenë më të kujdesshëm si dhe të reduktojnë kohën e përdorimit të telefonit tek të miturit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026