Vdekja e Laer Kurtit, Rama: Presim përgjigjen e hetimeve

21 Tetor 2022 | 12:07

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për vdekjen e 32-vjeçarit Laer Kurti.

Kreu i qeverisë, në një takim që pati me fermerët në Elbasan, u shpreh për këtë çështje se duhet të presim konkluzionet e hetimeve.

Kreu i qeverisë akuzoi opozitën se këtë ngjarje duan ta lidhin me rastin e Klodian Rashës për të nxjerrë njerëzit në protesta.

“Akuzojnë policinë se ka vrarë një djalë të ri, në mënyrën më korrekte, më serioze, më dinjtioze policia ka pezulluar personat që mos të jenë të përfshirë në asnjë lloj procesi,; është ngarkuar agjencia përkatëse, është Mjekësia Ligjore që bën punën e vet. Nuk ka asnjë shenjë që të ketë qenë ndonjë gjë e bërë me të keq dhe gjithsesi të gjithë presim përfundimin, autopsinë, raportin e mjekësisë ligjore e me radhë. Por çfarë lloj qeniesh janë këta që ju dalin njerëzve si gogol në ekranet e televizorëve, ku ju e shikoni që megjithëse flasin për një regjim që kontrollon gjithçka, ne s’kontrollojmë asgjë; se ato ekrane janë ekrane në një barrikadë kundër qeverisë për arsye të pronarëve të tyre, “e vrau policia”, se duan ta lidhin në psikologjinë e njerëzve, me atë tmerrin e madh që ishte tmerr i vërtetë në rastin e të ndjerit Klodian Rasha dhe duan t’i nxjerrin njerëzit rruge”, tha Rama.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, ku 32-vjeçari u largua me vrap pasi policia i kërkoi mjetin e identifikimit. Pasi efektivët e kapën, e shoqëruan në komisariat. Aty, Kurti nuk u ndje mirë dhe më pas u transportua te Trauma. Policia thotë se humbi jetën në spital, ndërsa Spitali i Traumës njoftoi se erdhi i vdekur.

Nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore.

Deri në përfundim të hetimeve, efektivët që e shoqëruan janë pezulluar nga detyra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026