Vdekja e policit, ISHP konfirmon se erdhi nga meningjiti, Bino: Nuk bëhet fjalë për epidemi

10 Janar 2020 | 18:06

Është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i vdekjes nga sëmundja e rëndë e meningjitit. Bëhet fjalë për policin e Rrugores Mariglen Mestani, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë. 

Shefja e Epidemiologjisë, Silva Bino deklaroi për mediet se nuk është rasti për të përhapur panik, pasi nuk kemi të bëjmë me epidemi permanente. 

Znj. Bino konfirmoi zyrtarisht se i riu vdiq nga meningjiti, ndërsa janë marrë analizat për persona të tjerë të dyshuar.

“Nuk kemi asnjë situatë epidemike në lidhje me meningokokun në Shqipëri për momentin. Vetëm një rast sporadik nuk përbën epidemi.

Raste me meningjit kemi çdo vit, por jo epidemi. Është e transmetueshme, ndaj për personat e afërt janë marrë masa me antibiotikët përkatës. Nuk kemi tri raste, kemi vetëm një rast të konfirmuar”, – tha znj. Bino.

Tri viktima nga epidemia e gripit? Kreu i ISHP-së: Në verifikim ende vetëm rasti i Durrësit

Kreu i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik ka qetësuar opinionin publik lidhur me frikën për përhapjen e një epidemie vdekjeprurëse të gripit.

Znj. Silva Bino, duke iu përgjigjur interesit të mediave, ka deklaruar se, nga  ekzaminimi i tre rasteve të vdekjeve të dyshuara nga epidemia e gripit, nga ekzaminimet përkatëse përjashtohet një fakt i tillë.

“Të gjitha rastet janë ekzaminuar dhe analizat për prekjen nga epidemia e gripit ka rezultuar negativ. Deri tani kemi dy raste të konfirmuara se nuk janë shkaktuar nga gripit, ndërsa për rastin në Durrës po presim përfundimin e përgjigjeve nga laboratori”, – tha znj. Bino.

Romina Xhakoni Myftiu, 33 vjeçe, ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Durrësit gjatë ditës së sotme. Nëna e një vajze 8-vjeçare mbërriti në spital në gjendje kritike që solli më pas humbjen e jetës. 33-vjeçarja ishte paraqitur për kontroll më 8 janar dhe pas marrjes së mjekimit i ishte rekomanduar që të kthehej në shtëpi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026