“Vdekja e punëtorit në vendin e punës”, Avokati: Në Shqipëri manipulohen provat
Avokati Ylli Kameri tha për “Good Morning Albanians” se nëse në Europë kur ndodhin ngjarje të rënda si humbja e një personi në vendin e punës, reagimi është i menjëhershëm për të gjetur përgjegjësin, në Shqipëri shpesh ndodh e kundërta.
Avokati tha se këtu shpesh ka manipulim të provave dhe shtyrje të proceseve gjyqësore, madje ai thotë se gjërat shpesh arrijnë në pikën, ku faji I lihet më të pambrojturve, pra viktimave.
“Në të gjithë Europën, ku tregu është i formalizuar, një shoqëri ku humb jetën një punonjës falimenton. Këtu te ne ka masa, manipulime provash, shtyrje të proceseve gjyqësore, një proces gjyqësor zgjat dhjetë vite.
E ndoshta koha për të verifikuar përgjegjësinë e personit që duhet ta kishte parandaluar aksidentin në punë është shumë e gjatë dhe ndoshta falimentimi shtyhet dhe faji I kalon personit më të pambrojtur”,-tha për Euronews Albania, Ylli Kameri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak