Venecia spraps propozimin për taksimin e turistëve
Tarifa që turistët do të duhet të paguajnë për të hyrë në Venecia do të shtyhet për vitin tjetër, njoftuan autoritetet vendase të hënën sipas një artikulli ekskluziv të Euronews.
Sprapsja nga vendimi ka ardhur vetëm disa ditë përpara nisjes së aplikimit të tarifës, pasi autoritetet patën paralajmëruar se turistët do taksohen duke filluar nga qershori.
Përse Venecia po kërkon të taksojë turistët?
Autoritetet ranë dakord për vendosjen e tarifës hyrëse pas mbipopullimit me turistë gjatë fundjavës së Pashkëve.
Ata thanë se taksa është e nevojshme për të ulur numrin e turistëve që vizitojnë qendrën historike të qytetit për një ditë të vetme.
Ideja e tarifës është diskutuar edhe më herët, përkatësisht gjatë periudhës së pandemisë, vetëm për t’u shtyrë më pas për shkak kufizimit të lëvizjeve në Itali dhe gjetkë.
Por me kthimin fluksit të vizitorëve si në kohët përpara pandemisë, u rikthye dhe propozimi i autoriteteve lokale për të miratuar tarifën për të hyrë në qytet.
Gjatë kulmit të sezonit, numri i turistëve shkon, një shifër që e tejkalon në masë popullsinë vendase prej vetëm 50 mijë banorësh.
Në kulmin e sezonit, Venecia ka regjistruar shifra si 110 mijë turistë në ditë, më shumë se dyfish e popullsisë vendase prej rreth 50 mijë banorësh.
Cilët turistë do jenë të detyruar të paguajnë tarifën?
Tarifa hyrëse do të jetë e aplikueshme vetëm për ata turistë që e vizitojnë Venecian për një ditë. Thënë ndryshe, turistët që kanë rezervuar në një prej hoteleve të qytetit, përjashtohen nga tarifa.
Sa kushton tarifa e turistit?
Në 2023, turistët që shkojnë në Venecia vetëm për një ditë do të duhet të rezervojnë më herët dhe të paguajnë tarifën përmes një aplikacioni.
Kostot do të variojnë nga periudha e udhëtimit, duke nisur nga 3 euro deri në 10 euro gjatë kulmit të sezonit.
Kur do të hyjë në fuqi tarifa?
Këshilli Bashkiak njoftoi se sistemi i rezervimit dhe pagesave online do të hyjë në fuqi më 16 janar.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
Belshi, “Toskana e vogël” që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë: Mikpritja dhe gatimet na lanë pa fjalë
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara
- 08:54 Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)
- 08:40 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro