VIDEO| “Bijt’ e shkjaut!”, dokumentari për dhunën seksuale gjatë luftës së Kosovës
Gazetari Andrea Danglli ka sjellë dramën e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës të cilën e përjetuan rreth 20 mijë gra, burra dhe fëmijë.
Në dokumentarin e radhës në Euronews Albania, Danglli ka siguruar dëshmi tronditëse të grave dhe burrave, të cilët rrëfejnë përballjen me agresionin e ushtrisë serbe të Slobodan Milloshevicit.
Në dokumentar flasin të mbijetuar të dhunës seksuale, gazetarë lufte, ekspertë të trajtimit të dhunës seksuale gjatë luftës, Prokurori i Prokurorisë Speciale Ilir Morina, i ngarkuar me hetimin e krimeve të luftës, si dhe autoritete të larta shtetërore, mes të cilave Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Të dielën, në orën 17:00, dokumentari vjen i plotë në ekranin e Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara
- 08:54 Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)
- 08:40 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”