VIDEO/ Pushuesit bëhen heronj, shpëtojnë 30-vjeçaren që po mbytej në Karaburun

17 Gusht 2025 | 19:10

Një grua rreth të 30-ave ka rrezikuar të mbytet pasditen e kësaj të diele në plazhin e Shën Janit, në Karaburun.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërriti policia kufitare, ndërsa ndihma e parë i erdhi nga pushuesit e pranishëm.

Falë reagimit të shpejtë të tyre, gruaja u shpëtua dhe më pas u shoqërua drejt portit të Vlorës me mjet të policisë. Aty e priste një autoambulancë, e cila e transportoi drejt spitalit rajonal të Vlorës.

Sipas burimeve mjekësore, ajo ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe po merr trajtimin e nevojshëm.


LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të...
14:45 | 25/06/2026

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026