VIDEO|Bokse për muzikë, frigoriferë e kondicionerë, çfarë u gjet në burgun e Peqinit

18 Korrik 2024 | 22:58

Euronews Albania ka publikuar një video ekskluzive ku pasqyrohen gjithë materialet e sekuestruara nga policia në burgun e Peqinit. Në video shihen frigoriferë, bokse, filtrues ajri dhe materiale të tjera.

Videoja i takon muajit dhjetor të vitit 2023, konkretisht në kohën kur në burgun e Peqinit mbeti i vrarë shtetasi Arben Lleshi, i vrarë nga Sokol Mjacaj.

Kjo video erdhi fill pas intervistës që shtetasja Alda Nikolli ka dhënë, pas shpërthimit me tritol që dyshohet se j’u vendos nga Nuredin Dumani në derën e shtëpisë. Në intervistë ajo rrëfen lidhjen e saj me të penduarin e drejtësisë dhe komunikimet që pati me të për dy muaj.

Gjithashtu ajo ka treguar për jetën e luksit që Dumani bënte në qelinë e burgut ku po vuan dënimin,si dhe privilegjet e krijuara për të nga zyratrë të burgut.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohet “Vis Korçari” në Ksamil, tentoi t’i ikte policisë dhe përplasi makinat e dy efektivëve

Një 34-vjeçar i njohur me nofkën “Vis Korçari”, Elvis Koçi, alias Elvis Çaushllari, ka rënë në pranga pas një operacioni të përbashkët të forcave operacionale...
10:13 | 21/06/2026

Pasi u përplas nga një automjet dhe u godit nga një tjetër, humb jetën 37-vjeçari në Lushnjë

Një aksident me pasojë vdekjen e një 37-vjeçari, i identifikuar me inicialet T. V., ka ndodhur në Lushnjë, ndërsa viktima, pasi është përplasur nga një...
10:08 | 21/06/2026

Ministria e Punëve të Jashtme: Disa protestues me maska përdhosën flamurin e Izraelit në Tiranë, akt urrejtjeje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar për mediat, duke bërë me dije se gjatë protestës së së shtunës,...
10:04 | 21/06/2026