Vidhte banesat duke përdorur çelsa të klonuar, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

31 Dhjetor 2022 | 12:22

Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar i cili vidhte banesa me dyer të blinduara në kryeqytet, duke përdorur çelsa të klonuar. Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij, ndërkohë që janë sekuestruar 2 aparate celularë si dhe çelësat të cilët përdornin autorët e dyshuar për të depërtuar në banesat e qytetarëve.

Nga veprimet hetimore janë dokumentuar 9 raste të vjedhjeve të apartamenteve të kryer nga këta persona në zona të ndryshme të Tiranës.

Konkretisht:

– Më datë 04.03.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit B. M.;

– Më datë 20.03.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. C.;

– Më datë 15.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. K.;

– Më datë 06.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. D.;

– Më datë 03.10.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. Z.;

– Më datë 05.11.2022, kanë vjedhur nl banesën e shtetasit A. B.;

– Më datë 10.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. N.;

– Më datë 23.11.2022, kanë vjedhur nl banesën e shtetasit B. M.;

– Më datë 30.12.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit E. Gj.

Policia bën me dije gjithashtu se po vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, si dhe për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera prej tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Klonimi”. 

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

V. K., 34 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi A. Q., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi V. K., më datë 30.12.2022, është kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që po tentonte të vidhte në një apartament, në rrugën “Sami Frashëri”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 aparate celulare dhe çelësa që autorët i përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.     

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:32 | 21/06/2026

Protestat qytetare në Tiranë, reagojnë organizatorët për incidentin me flamurin e Izraelit: Mes nesh ka të infiltruar

Një prej nismëtarëve të protestës qytetare, Arben Kola, ka bërë deklarata të forta në prag të nisjes së tubimit, duke ngritur shqetësime për praninë e...
20:03 | 21/06/2026

Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 9 personave, të cilët sipas autoriteteve kanë vijuar qëndrimin në bulevardin “Dëshmorët e...
16:58 | 21/06/2026