Vota diasporës, specialisti tregon shkaqet e refuzimit të aplikimeve të emigrantëve
Redion Lila, specialist i votimit nga jashtë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka dhënë një intervistë live për “Barometri” në Euronews Albania, ku ka sqaruar ecurinë e procesit të regjistrimit të emigrantëve shqiptarë për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Sipas tij aktualisht janë refuzuar mbi 36 mijë kërkesa të kryera nga rreth 28 mijë individë ku shkaku kryesor i refuzimeve lidhet me gabime në paraqitjen e dokumentave provuese të adresës, si dhe pasaktësitë në informacionet lidhur me adresën që emigrantët kanë deklaruar.
“Adresa në dokumentin provues dhe ajo që vetë kanë deklaruar, siç janë kodi postar apo emërtimi i rrugës, shpesh krijon mospërputhje, dhe për këtë arsye refuzohen kërkesat. Por kjo nuk do të thotë se zgjedhësit i është mbyllur mundësia për të aplikuar. Ne u shpjegojmë arsyen e refuzimit dhe ata mund ta korrigjojnë dhe ta bëjnë përsëri aplikimin,” tha Lila.
Ai theksoi se në total janë 36 mijë refuzime por ky nuk i përket numrit të individëve të ndryshëm, pasi një person mund të ketë kryer disa herë kërkesa për regjistrim, dhe të gjitha ato numërohen si kërkesa të veçanta ndërsa kërkesat e refuzuara për individë janë rreth 28 mijë.
“Aktualisht, kërkesat e refuzuara janë mbi 36 mijë, por këto nuk paraqesin individë unikë, pasi një individ mund të ketë bërë disa kërkesa. Nga 36 mijë kërkesat e refuzuara, rreth 28 mijë emigrantë kanë mundësinë të riaplikojnë pa pengesa, duke korrigjuar dokumentin e adresës pasi problemi kryesor ka të bëjë me adresën e pasaktë në dokumentin provues dhe për këtë arsye kërkesat janë refuzuar,” përfundoi Lila.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)