English

Vrasja e 35-vjeçares në Paskuqan, psikologia: Krimi në familje s’luftohet me ligje. Gruaja konsiderohet ende pronë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Paskuqan, ku një nënë 35-vjeçare u dhunua për vdekje nga kunati, sipas psikologes Arjana Muçaj, vjen për shkak të mentalitetit që ekziston ende në familjet shqiptare, ku bashkëshortja konsiderohet si “pronë”.

- Advertisement -

Pedagogia e Fakultetit të Shkencave Sociale duke folur në studio e Euronews Albania, u shpreh se, një fenomen i tillë nuk duhet luftuar vetëm me forcimin e ligjeve, por i duhet kushtuar rëndësi edukimit.

“Mentaliteti dhe koncepti i vjetër familjar, ku bashkëshortja cilësohet si element prone dhe jo si barazi gjinore, është një nga shkaqet kryesore që çon në krime brenda familjes, që vijnë kryesisht për motive xhelozie.

Pasi pavarësisht ndryshimit të Kodit Penal, ku dënimi për krimin në familje u ashpërsua, gjatë vitit 2019 në vendin tonë u shënuan 14 vrasje në familje. Enkeleda Çapoku, e cila jetonte me vajzën dhe nënën, pasi burri ndodhej në burg i dënuar për drogë, nuk kishte pranuar urdhër mbrojtjeje.

35-vjeçarja, 6 muaj më parë denoncoi për përndjekje kunatin e saj, Erdet Çapoku. Ky i fundit kishte nisur të shfaqet sjellje agresive ndaj kunatës për shkak të dyshimeve se, kishte krijuar lidhje jashtëmartesore gjatë kohës kur vëllai i tij ndodhej në burg.

 “Ka disa faktorë, nuk është vetëm shteti, që duke forcuar ligjet të ketë më pak viktima. Duhet të gjithë që të ngremë zërin, në momentin kur shkeljen të drejtat e individit, qoftë ky bashkëshorte apo bashkëshort. Nga ana tjetër, individi nuk duhet të mbyllet në vetvete në të tilla raste, por duhet të kërkojë ndihmë duke nisur nga njerëzit afërt dhe deri tek institucionet ligjore”, – deklaroi znj. Muçaj.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?