Vrasja babë e bir në Shkodër, pistat që po heton policia

30 Qershor 2023 | 10:47

Gjokë dhe Eduart Gurra, babë e bir, u vranë ditën e djeshme me armë zjarri në fshatin Sumë, në Dukagjin të Shkodrës, nga persona ende të paidentifikua.

Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga, bën me dije se dy janë pistat e hetimit të ngritura nga policia.

Njëra nga pistat është kultivimi i lëndës narkotike kanabis, ndërsa pista tjetër e hetimit është konflikti për shkak të furnizimit me dru që bënin viktimat në Shkodër.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:40 të ditës së djeshme në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult. Një zjarrëvënie e qëllimshme e shtëpisë së tyre në Dukagjin, një natë më parë, ka bërë që Gjokë Gurra, 57 vjeç dhe Eduard Gurra, 31 vjeç, të shkojnë në vendin e origjinës së tyre për të parë dëmet e shkaktuara.

Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën shtëpisë, ndërsa duket si një skenar i përgatitur për t’i zënë në pritë babë e bir.

Të dy viktimat rezultojnë pa precedentë penalë, madje Gjokë Gurra kishte punuar në Policinë e Shkodrës deri në vitin 2008, kur ka dhënë dorëheqjen.

Gjokë Gurra ishte babai i dy djemve, ndërsa djali i tij Eduarti ishte baba i dy vajzave. Ende po punohet për identifikimin e autorit/autorëve që mund të fshihen pas kësaj ngjarjeje.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026