Vuçiç akuza Perëndimit: Aktiviteti i aktorëve të huaj në Serbi, më serioz se kurrë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç vazhdon te akuzoj Perëndimin për ndërhyrje në procesin para dhe pas zgjedhor në Serbi.
Aktiviteti i “aktorëve të huaj” në Serbi para dhe pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit ka qenë “më serioz se kurrë më parë”, tha Vuçiç duke mos specifikuar se kujt i referohej.
“Nuk po i përmend emrat, por të gjithë e kanë të qartë se kush janë. Unë dua t’ju paraqes dëshmi për ndërhyrjet e huaja, që të shihni se çfarë është financuar dhe me cilat projekte, në cilat mënyra, sa trajnime janë organizuar para zgjedhjeve, çfarë është bërë gjatë fushatës zgjedhore dhe pas votimit”, tha presidneti serb
I pyetur për të komentuar mbi synimin e opozitës për të organizuar protesta të reja për parregullsitë e votimit, Vuçiç u përgjigj se “përderisa nuk i rrahin njerëzit apo nuk futen me forcë në institucione, ata mund të bëjnë çfarë të duan”.
Presidenti përsëri theksoi se votimi i 17 dhjetorit ishte “më i rregullti ndonjëherë, me numrin më të vogël të kundërshtimeve dhe ankesave të paraqitura”.
Duke folur për Kosovën, Vuçiç tha se Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Beogradi që të njohë pavarësinë e Kosovës“.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen