Vuçiç, “bisedë të hapur” me senatorët amerikanë për Kosovën dhe raportet me SHBA

25 Maj 2023 | 12:21

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka thënë se ka zhvilluar “një bisedë të hapur” me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters në Beograd më 25 maj.

Vuçiç tha gjithashtu se ka theksuar se prioritet i Serbisë është formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe se do të angazhohet për zbatimin e vendimit për formimin e tij “siç është paraparë në Marrëveshjen e Brukselit”.

Ai, përmes një postimi në Instagram, ka shkruar se para senatorëve ka ripërsëritur “vendosmërinë e Serbisë për të vazhduar zhvillimin e marrëdhënieve me SHBA-të në bazë të respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”, si dhe se në takim janë diskutuar edhe për çështje të tjera me interes për të dy vendet.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka anuluar takimin me senatorët amerikanë që ishte planifikuar për mëngjesin e 25 majit, njoftoi Qeveria e Serbisë.

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, u takua me senatorët më 24 maj në Beograd. Siç është raportuar, ata kanë biseduar për dialogun me Kosovën, politikën e jashtme dhe forcimin e partneritetit mes dy vendeve.

Senatorët amerikanë po vizitojnë Ballkanin Perëndimor dhe deri më tani kanë vizituar Prishtinën dhe Podgoricën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026