Vuçiç reagon ndaj lajmeve se është djai i gazetarit shqiptar: Krenar për babain tim

4 Nëntor 2023 | 15:19

Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, presidenti serb Aleksandar Vuçiç u ka dhënë fund aludimeve se ai është djali i gazetarit shqiptar nga Kosova, Fahri Musliu.

“Ky është babai im, Andelko Vuçiç dhe unë jam krenar për babain tim”, ka thënë Vuçiç në video.

Lajmi se kreu i shtetit serb mund të ishte djali i gazetarit Musliu qarkulloi në qarqet e opozitës dhe në organet mediatike serbe.

Këto të fundit kanë kontaktuar edhe Musliun, i cili ka mohuar gjithashtu që të jetë babai i Aleksandar Vuçiç.

Por ai ka pranuar se ka punuar për shumë vite me të ëmën e presidentit serb në Radio Televizionin e Serbisë, Angelina Vuçiç.

“Nuk e njoh Aleksandar Vuçiç. E ëma e tij ishte kolegia ime, por mes nesh nuk ka pasur asgjë më shumë përveç faktit se punonim së bashku. Deklarata të tilla janë vetëm spekulime”, ka thënë Musliu.

Ai ka refuzuar të komentojë faktin se lideri serb e përmendi emrin e tij, pasi nuk dëshiron të merret me shpifje, të kujtdo qofshin ato.

“Lërini serbët dhe shqiptarët të bëjnë qejf me budallallëqet, pasi e kanë në gjak të merren me shpifje dhe jetët e të tjerëve”, ka thënë Musliu, i cituar nga gazeta serbe “Danas”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026