Lamtumirë plazhit siç e njohim, zbardhet drafti i sezonit turistik veror
Sezoni turistik, i shumëpritur nga qytetarët që po kalojnë ditë të gjata të izolimit në shtëpi dhe lëvizje të kufizuar do të jetë ndryshe nga sa jemi mësuar të shijojmë çdo verë.
Një plan paraprak i hartuar nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit, së bashku me ministrinë e Shëndetësisë zbulon masat shtesë të sigurisë shëndetësore nga pandemia COVID-19.
Plani që ende nuk është miratuar përmban rregulla specifike për pushuesit në plazhe, baret, restorantet dhe njësitë e tjera akomoduese, të cilat duhet të caktojnë një koordinator anti-covid-19 dhe të pajisen me maska, doreza, dezinfektonte dhe mjete të tjera higjiene.
Në protokollin prej 48 faqesh, propozohet që vendosja e tavolinave në bare dhe restorante të bëhet duke respektuar një maksimum prej 4 personash për çdo 10 metra katrorë, çka do të thotë se sasia maksimale e personave në një tavolinë do të jetë dy dhe tavolinat duhet të kenë 2 metra distancë nga njëra-tjetra, largësi e njëjtë edhe për personat e ulur.
Masa strikte janë parashikuar edhe gjatë larjes së pushuesve në det.
Drafti paraprak thekson se gjatë larjes në det, pushuesit duhet të ruajnë me patjetër distancën fizike prej 3 metrash, me përjashtim të rasteve kur prindi kujdeset për fëmijën e mitur.
Hapësira midis çadrave duhet të jetë të paktën 3.5 m, si dhe çdo çadër duhet të jetë e pajisur me 2 krevate plazhi, lejohen 2 persona kur janë anëtarë të një familjeje dhe fëmijët e tyre të mitur, ndërsa për të rriturit lejohet 1 person për ҫdo krevat plazhi.
Lojërat për fëmijë dhe sportet që kërkojnë afërsi fizike (për shembull futbolli) janë të ndaluara.
Në tavolinat në beach bar mund të qëndrojë vetëm një person ose më shumë persona, kur bëhet fjalë për anëtarët e një familjeje, si dhe fëmijët e mitur. Ndërsa në marrjen e shërbimeve në ambientet e stacionit të plazhit, respektoni gjithmonë distancën 2 m larg nga njëri tjetri.
Pishinat
Në pishina shezlonget duhet të jenë në grupe dyshe me distance të paktën 2 metra larg nga njëri grup tek tjetri.
Hoteli duhet të sigurojë materiale dezinfektuese në zonën e pishinës për të lejuar punonjesit e pishinave dhe klientët të pastrojnë shezlonget.
E gjithë zona dhe të gjitha objektet e pishinës dhe banjave (përfshirë muret, dyshemetë, pajisjet, tavolinat dhe karriget, dorezat e dyerve, dushet, banjot, dollapët dhe pajisjet e tualetit) duhet të pastrohen dhe dezinfektohen të paktën një herë në ditë por dhe më shpesh nëse fluksi i klientëve është i lartë.
Ministria e Mjedisit dhe e Shëndetësisë theksojnë se këto masa do të jenë aktive deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni Covid-19.
Ky protokoll masash do të diskutohet nga përfaqësues dhe ekspertë të këtij sektori përpara miratimit.

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 17:55 Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
- 17:53 INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950