Zbardhet propozimi i KQZ për regjistrimin dhe votimin e shqiptarëve jashtë vendit
Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë janë prezantuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ku të pranishëm ishin edhe anëtarë të Grupit të Dialogut, propozimet e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për regjistrimin e votuesve jashtë vendit dhe procesin e votimit nga vendet ku jetojnë e punojnë.
Celibashi ka propozuar që mënyra e votimit të jetë elektronike dhe me postë. Po ashtu është propozuar që periudha e votimit nga jashtë vendit do të duhet të zgjasë disa ditë para datës së zgjedhjeve ‘brenda vendit’.
Votuesi do të ketë mundësinë të votojë disa herë deri në afatin e mbylljes së votimit. Vetëm vota më e fundit në kohë do të numërohet.
Kjo mënyrë votimi është aplikuar në disa vende si: Estoni, Gjermani, Kanada, Australi (Neë South Ëales), Francë, etj.
Burime për gazetarin e Euronews Albania, Ardit Hoxha, nga mbledhja e grupit të dialogut, bëjnë me dije se këto propozime nga KQZ janë mirëpritur nga deputetet e të dyja palëve.
Sistemi do të garantojë që vota e votuesit të numërohet vetëm një herë, edhe nëse votuesi mund ta ketë dërguar votën disa herë me postë ose edhe elektronikisht.
Sistemi do të garantojë pamundësinë për të lidhur momentin e kohës të votave të ardhura me postë ose elektronikisht me sistemin e numërimit të votave duke hequr çdo timestamp për të eliminuar kështu çdo lidhje me votuesin.
Sistemi do të garantojë sekretin e votës ndaj përdoruesve të sistemit, administratorëve të sistemit dhe audituesve potencial.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur