Zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut: Piku i të infektuarve nga COVID-19 pritet të mbërrihet në fund të muajit

6 Prill 2020 | 10:32

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania, zv/ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Armend Asllani,  u shpreh se piku i numrit të të infektuarve me coronavirus pritet në fund të këtij muaji.

“Në bazë të asaj që ne parashikojmë në kuadër të “Komisionit për Sëmundje Infektive”, nga rekomandimet e “Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, si dhe nisur prej faktit që dje kishim 72 të infektuar të rinj, piku pritet të mbërrijë në fund të këtij muaji, duke arritur ndoshta në shifrat e 2000 apo 2500 të pacientëve të infektuar nga coronavirusi. Ajo që dua të theksoj tani është se ka mjaft rëndësi që të shmanget një skenar i zi. Ky skenar do të ndodhte kur numri i pacientëve të tejkalojë kapacitetet e spitaleve dhe posaçërisht të njësive të kujdesit intensiv”, tha Asllani.

Rreth mënyrës se si merren vendimet ai tregoi se strategjia krijohet duke u bazuar te ndodhitë e ditës apo te ngjarjet e një dite më parë.

“Situata është duke u ndjekur. Çdo ditë po diskutohet për zgjidhje të ndryshme dhe këto janë masat që për momentin kemi vendosur në fuqi. Kapacitetet gjithsesi janë të shtuara, kemi edhe një spital mobil pranë qendrës për sëmundje infektive, në të cilin kapaciteti është dyfishuar do të thosha me 250 shtretër. Nga ana tjetër kemi edhe 400 shtretër në spitalin “8 shtatori””, tregoi Asllani për Euronews Albania.

Sipas zv/ministrit të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, pacientë në kushte jo të mirë shëndetësore janë rreth 70-80, të shtruar në klinikën e sëmundjeve infektive dhe 10 persona të cilët janë në aparate respiratorë. 12 të tjerë ndodhen gjithashtu në gjendje kritike në qendrën e sëmundjeve infektive në Shkup. 

“Strategjia ndërtohet në bazë të anketimeve epidemiologjike. Deri më tani jemi vendi i dytë në rajon sa i takon testeve të kryera, me 4500 të tilla. Presim një donacion prej 20.000 setesh për testime, të cilat besoj se do të jenë të mjaftueshme dhe kemi një sistem të vendosur në mënyrë solide që jep rezultate. Jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me zyrën e OBSH-së këtu. Laboratorët tanë funksionojnë në një nivel shumë të lartë”, tregoi Allsani për strategjinë e ndërtuar në lidhje me testimet e kryera në popullatë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026