Zgjedhjet| Lesi: Surpriza do të jetë në Shkodër dhe Durrës, kush fiton në Elbasan
Gazetari Nikollë Lesi ka komentuar zgjedhjet vendore që janë zhvilluar ditën e sotme në 61 bashki të vendit.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai thekson se pret surpriza nga rezultati i zgjedhjeve në Durrës, Shkodër e Himarë.
Për Elbasanin ai theksoi se drejtuesi politik në këtë bashki Damian Gjiknuri është një makineri votash, duke lënë të nënkuptohet se kjo bashki do të merret nga PS.
“Duke njohur natyrën e kandidatit Llatja edhe makinerinë madhe të votave Gjiknuri, nuk shoh ndonjë surprizë. Megjithatë të mos ngutemi sepse Boçi është një personalitet dhe njeri me integritet. Mendoj se në Durrës, Igli Cara do jetë avantazh. Për mua surpriza është Shkodra dhe Himara.
Nga numri i madh i votuesve mund të ketë surpriza në Himarë, ndërsa pres Shkodrën e Durrësin. Për Elbasanin, duke njohur natyrën e Llatjas dhe makinerisë së madhe të votave Gjiknurit, besoj se nuk po nguten të shpallin fitoren pa dalë rezultati zyrtar. Besoj se ka një rezultat pozitiv duke i njiohur të dy dhe makinerinë e PS. Mund të ketë disa bashki që janë bastione të PD-së që besoj se do të fitojnë koalicionin ‘Bashkë Fitojmë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë