Zotimi i Berishës: Ndryshimi i Shqipërisë me PD-në në pushtet nis nga arsimi
Sali Berisha u zotua se nëse Partia Demokratike vjen në pushtet ndryshimi do të nisë nga arsimit.
Ai tha se do të rritet buxheti në arsim dhe do të dyfishohen pagat e mësuesve.
“Partia Demokratike në pushtet përsëri ndryshimin e Shqipërisë do ta fillojë me mësuesit. Do të ndryshojmë kushtet, jetën, trajtimin, qëndrimin ndaj tyre. Do të fillojë ndryshimi i Shqipërisë,” – tha Berisha duke theksuar se edhe në vitin 2005 arsimi ishte sektori në të cilin u përkushtuan më së shumti.
“Ne do të dyfishojmë rrogat e mësuesve, do të dyfishojmë buxhetin për arsimin. Do të bëjmë gjithçka që shkollat të marrin funksionet e tyre. Universitetet janë bërë një objektiv sulmi ndaj një njeriu që për injorancën e tij totale, mburret se unë nuk kam as gradë as titull, duke treguar me këtë se cili është koncepti i tij për djersën e derdhur, lartësimin, djersën e derdhur në kërkimin shkencor, në hulumtime, publikime, sepse gradat dhe titujt janë një përpjekje shtesë e secilit profesionist për të kapur nivele të tjera, kurse ky e thotë me mburrje,” – deklaroi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)