“Duhet kontroll i rreptë”- Braçe: SPAK të japë lejet për lojërat e fatit
Ligji i lojërave të fatit po shkakton ende debate, edhe pse qeveria ka ndryshuar disa pika të tij. Në komisionin e ekonomisë deputetët kanë propozuar që SPAK të jetë pjesë e sistemit në kontrollin dhe mbikëqyrjen e kompanive.
Për organizatorët e lojërave të fatit, kërkohet të ngrihet një sistem shtrëngues, si ai që aplikohet për deputetët kur kur kontrollohen për të ardhurat dhe pasuritë. Propozimi është bërë nga deputeti Erjon Brace, i cili madje ka kërkuar të përfshihet edhe Prokuroria e Posacme në kontrollin e kompanive.
“A ka problem që kontrollin e fundit ta japë SPAK-u për këta që duan të organizojnë lojëra fati? Më ka rënë në vesh që miratimin e fundit për kazinotë në SHBA e jep FBI-ja”, tha Braçe.
Projektligji i Lojërave të fatit po shihet me imtësi deri në momentin e aprovimit, në mënyrë që bastet mos të bien sërish në dorën e mafies.
Draftit aktual i janë shtuar disa elemente, në lidhje me dhënien e licensave, duke vendosur në garë kritere pikëzimi, ku merret parasysh edhe oferta ekonomike. Po ashtu, në aspektin teknik, deputetët thanë se platformat online që duhet të përdorin kompanitë duhet të jenë të pamanipulueshme, ku të mos përfshihen lojtarë fiktivë apo të ndryshojnë koeficientet.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermeri nga Postriba realizon vargun 110 metra me qepë mbi Urën e Mesit
Dokumenti kombëtar: Krimi i organizuar zgjeron ndikimin në ekonomi
Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria hap tregun për punëtorët nga Azia dhe Afrika (Shifrat)
- 21:19 Fermeri nga Postriba realizon vargun 110 metra me qepë mbi Urën e Mesit
- 21:07 Media izraelite: SHBA mund t’i japë dritën jeshile Izraelit për sulme ndaj Iranit
- 20:45 Bloomberg: Turqia do të marrë gjashtë avionë F-35 “menjëherë” nëse Trump heq sanksionet
- 20:36 Franca është “në flakë”, vala e të nxehtit intensifikohet, zjarret kanë djegur 78,000 hektarë
- 20:21 Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit me vulgaritet, por me veprim!
- 20:20 Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!