“Vizitë e vështirë e Blinken”- Nesho: Raportet me SHBA janë monopolizuar nga regjimi
Diplomati Agim Nesho është shprehur se vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë, është një vizitë e vështirë.
Komentet Nesho i bëri në një lidhje për “Euronews Albania”, ku tha se administrata amerikane për herë të parë nuk ka patur impaktin e duhur në popullin shqiptar, pasi ka krijuar disa problematika me elementë të caktuar.
Ai tha gjithashtu se marrëdhëniet me SHBA-të janë monopolizuar nga propaganda e kësaj qeverie, që sipas tij, duan të tregojnë se Amerika ka raporte pozitive vetëm me partinë në pushtet.
“Vizita e një sekretari shteti, jo vetëm në Shqipëri, por në çdo vend të botës, përbën një lajm të madh. Kjo për arsye të peshës që kanë SHBA si lider i gjithë sistemit botëror liberal. Ne do të shikojmë se cilat do të jenë mesazhet që Blinken do të përçojë.
Nga fronti ballkanik, nga studiues, ish-ambasador, mendojnë se Blinken jo vetëm që ka evidentuar se Shqipëria është një faktor tepër i ngushtë dhe aleat i SHBA, nga ana tjetër mendon se Rama mund të jetë një ndërmjetësues në dialogun Kosovë Serbi, ku Vuçiç dhe Kurti kanë problemet e tyre.
Në Tiranë, ky perceptim është i çuditshëm, edhe nga vetë propaganda që bën regjimi, është monopolizuar, ashtu si edhe marrëdhëniet me SHBA-të, sikur i takojnë vetëm një partie, kësaj klike qeverisëse që është në pushtet. Biden e ka thënë se Amerika është pikërisht ai fener që duhet të na ndriçojë, pra demokracia amerikane duhet ndrjekur nga afër.
Vizita e Blinken është një vizitë e vështirë, pasi kjo administratë për herë të parë nuk ka patur një impakt të duhur në popullin shqiptar. Problematika që ka krijuar me elementë të caktuar, të cilët në mënyrë klienteliste kanë përzgjedhur në mënyrë joinstitucionale se kush duhet të jenë partnerët e tyre në Shqipëri. Populli shqiptar ka dëshmuar se e dashuron SHBA-të dhe nuk ka nevojë për ndarje preferenciale”, tha Nesho.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 11:29 Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës
- 11:24 Iraku paralajmëron se do të largohet nga OPEC nëse nuk rritet kuota e prodhimit të naftës
- 11:11 Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve