23 deputetët e PD ende të përjashtuar, Bardhi: Do jemi ne seancë
As seanca plenare e 30 tetorit me gjasë nuk do të zhvillohet në kushte normale.
Kjo pasi 23 deputetë të Partisë Demorkatike janë njoftuar nga administrata e kuvendit se nuk do të jenë të pranishëm në seancën e së hënës.
Këta të fundit, me në krye Sali Berishën, u përjashtuan nga sekretariati i etikës për 10 ditë, pas tensioneve të krijuara në parlament më 19 tetor dhe bllokimit të foltores.
Por masa disiplinore sipas tyre ka përfunduar këtë të diel, dhe Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demorkatike Gazment Bardhi, njoftoi deputetët se asnjëri prej tyre nuk do të mungojë në punimet e kuvendit.
Ata do të mblidhen 30 minuta para nisjes së seancës për tu drejtuar më pas më parlament.
Për këtë arsye, seanca e së hënës e parashikuar të nisë në orën 17.00, pritet të zhvillohet mes tensioneve nga ana e opozitës, të cilët e kanë konsideruar një vendim të padrejtë dhe në shkelje të rregullores.
Kjo është seanca e parë që do të mbahet pas masave kufizuese që SPAK komunikoi për ish-kryenimsitrin dhe deputetin Sali Berisha, i cili ka kërkuar që drejtësia t’i drejtohet fillimisht parlamentit për heqjen e imunitetit të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 17:25 Rama reagon pasi protestuesit dorëzuan “Albanian Files” në SPAK
- 17:19 Trump: Shefi i inteligjencës kombëtare është i lirë të deklasifikojë të dhëna, përfshirë edhe ato të zgjedhjeve të 2020-ës
- 17:18 TikTok pritet të shkurtojë rreth 300 vende pune në Irlandë
- 17:09 Zjarri i madh në Belgjikë, konfirmohen 6 viktima
- 17:03 Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
- 16:57 Liverpool arrin marrëveshjen me Jeremy Jacquet, mbrojtësi francez do t’u bashkohet “The Reds”