4 pika historike që nuk duhen humbur në qytetin antik të Durrësit

27 Qershor 2021 | 18:00

Durrësi është qyteti i dytë më i madh në vend dhe ka një histori të lashtë që daton që nga periudha e antikitetit në shekullin e VII para erës sonë. I gjendur vetëm 33 kilometra në perëndim të kryeqytetit të Tiranës, ky qytet ofron për vizitorët gjithçka nga turizmi historik, ai natyror dhe sigurisht ai detar, duke qenë se shtrihet përgjatë bregdetit të bukur Adriatik.

Dikur, Durrësi ka qenë kryeqyteti i Shqipërisë, i shpallur nga Princ Vidi në vitin 1914, edhe pse pak vite më vonë stafetën e mori Tirana. Durrësi ka një rëndësi historike për vendin tonë pasi në të gjenden gjurmët e gjithë historisë sonë.

Një tjetër veçanti që e karakterizon qytetin e Durrësit është fakti që të gjitha pikat historike ose arkeologjike që ja vlejnë të vizitohen gjenden fare pranë qendrës së qytetit dhe janë lehtësisht të arritshme në këmbë. Këto janë 4 sitet historike që nuk duhet t’i humbisni gjatë qëndrimit tuaj në Durrës.

Amfiteatri i Durrësit

Pamje nga Amfiteatri antik i Durrësit

Vetëm 8 minuta me makinë ose një shëtitje e shkurtër në këmbë nga Bulevardi Epidam, Amfiteatri i famshëm i Durrësit është një pikë tërheqëse në qytetin e Durrësit që nuk duhet humbur.

I zbuluar në vitin 1966 dhe i ndërtuar në fillim të shekullit të II gjatë sundimit të perandorit romak Trajan, në Shqipëri, amfiteatri 2700-vjeçar i Durrësit është më i madhi dhe më i rëndësishmi i llojit të tij jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan.

Njësoj si në Koloseun e Romës, në këtë amfiteatër përfaqësues të arkitekturës romake, zhvilloheshin luftime mes gladiatorësh, në një hapësirë eliptike të një diametri prej 136 metrash dhe lartësi prej 20 metrash, që mbante deri në 20.000 spektatorë.

Pamje nga një shfaqje teatrale në amfiteatrin e Durrësit. © Bashkia Durrës

Ditët e sotme, në ish-fushë betejën e këtij amfiteatri mbahen shfaqe të ndryshme teatrale, sigurisht duke ruajtur të gjithë fizionominë e këtij siti arkeologjik.

Një vizitë në këtë amfiteatër nuk duhet ta humbisni për asnjë arsye, mbi të gjitha për të kuptuar historinë e vjetër të këtij qyteti që nga antikiteti.

Kalaja e Durrësit

Kalaja e qytetit të Durrësit.

Kalaja e Durrësit u ndërtua nga perandori i Perandorisë Bizantine Anastasi I, cili e kishte origjinën pikërisht nga Durrësi. Tërmetet e shumta në qytetin e Durrësit, fatkeqësisht edhe ky i fundit i vitit 2019, kanë bërë që muri rrethues i kalasë të rikonstruktohet disa herë. Mureve të mesjetës ju shtuan disa kulla gjatë pushtimit të Republikës së Venedikut si dhe disa mure përforcues gjatë Perandorisë Osmane.

Torra Venciane

Torra Veneciane, Durrës. © Udhëtarët

Pjesë e Kalasë Bizantine të Durrësit, Torra Venecianë është kulla rrethore në qendër të qytetit të Durrësit e ndërtuar në shekullin e 15-të mbi kullën ekzistuese Bizantine. Kulla ka një diametër prej 16 metrash dhe lartësi prej 8 metrash dhe muret e brendshëm janë të ndërtuar nga tulla guri në formë harku.

Ditët e sotme, vizitorët mund të gjejnë ambientet e një bar-restoranti në brendësi të kësaj kulle kaq emblematike për qytetin antik të Durrësit.

Vila Mbretërore

Vila e Mbretit Zog, Durrës

Fare pranë amfiteatrit të Durrësit, vetëm rreth 14 minuta larg në këmbë, gjendet Vila Mbretërore, e njohur gjithashtu si Vila e Mbretit Zog, gjendet në majë të një kodre nga e cila mund të shihet qartë e gjithë vija bregdetare e qytetit. E ndërtuar në vitin 1927, vila e stilit arkitekturor Art Deco, ka formën e një shqiponje dhe njihet për mermerin blu dhe ‘sallonin madhështor’.

Për fat të keq Mbreti Zog nuk e shijoi dot këtë vilë pasi ju desh të arratisej nga vendi dhe gjatë regjimit komunist ajo u përdor për pritjen e zyrtarëve të lartë nga udhëheqësit e kohës. Paçka se gjatë trazirave të vitit 1997, kjo vilë pësoi disa dëmtime të lehta, sot ajo mund të shijohet nga qytetarë të ndryshëm që duhet padyshim ta vizitojnë të paktën një herë këtë strukturë historike të qytetit të Durrësit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arti i qilimave dhe sexhadeve nga duart e grave kuksiane, trashëgimia që jeton

Inside Albania i Euronews Albania, me gazetaren Alice Taylor, këtë herë udhëtoi drejt Kukësit për të vizituar një ndërmarrje sociale, ku disa gra të qytetit...
17:22 | 15/02/2025

Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve

Një tjetër atraksion turistik po tërheq vëmendjen e vizitorëve vendas dhe turistëve të huaj. Liqeni i Lepurit, i ndodhur shumë pranë Tiranës, është një tjetër...
22:26 | 09/02/2025

Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë

Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në Shqipërinë e Jugut një liqenen termal nëntokësor ndërsa sipas tyre cilësohet si më i madhi në botë dhe...
10:54 | 07/02/2025