“90% e pallateve të reja shiten që në themele” – Eksperti sqaron pse ndodh

26 Prill 2023 | 08:59

Së fundmi Banka Botërore i jep një notë pozitive ekonomisë sonë në raportin e publikuar kur thotë se për vitin 2022 ekonomia vijoi rimëkëmbjen e fortë, pavarësisht rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe energjisë.

Ardian Civici, ekspert ekonomie tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se kur flitet për ndërtim nuk flitet vetëm për pallate dhe apartamente, por përfshihet edhe infrastruktura rrugore deri tek ajo industriale.

Në të dyja rastet, sipas Civicit, mbetet sektori me informalitetin më të lartë ku pjesa më e madhe  pagesave bëhen kesh.

“Ky fluks për të investuar në ndërtim lidhet me atë që është investimi më i garantuar dhe më fitimprurës. 90 për qind e pallateve të reja shiten pa u hapur gropa, dhe në këtë sens është shtytje për të pasur një fitim. Është sektori që ka informalitet në pagesa, që shumica bëhen kesh dhe nuk kalojnë në sistem, e njëjta gjë  edhe për një pjesë të investimeve gjigante që nuk bëhen thjesht për t’u shitur. Kjo krijon një flluskë dhe flluska në sektorin e ndërtimin ndikohet direkt në ekonomi”, tha Civici.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024