Bylykbashi: Statuti i ri i PD synon demokratizimin dhe zgjerimin e bazës

1 Prill 2022 | 19:18

Risitë e statutit të Partisë Demokratike, deputeti i saj, Oerd Bylykbashi i quan instrumente për demokratizimin e partisë, pas një periudhe të gjatë vendimesh autokratike.

Në një intervistë për gazetaren e Euronews Albania Jona Plumbi, Bylykbashi tha se statuti i ri i dha pushtet organeve kolegjiale me synim fuqizimin e anëtarësisë.

“I Hoqëm pushtetet kryetarit, sekretarit të përgjithshëm që ai i kishte marrë gjatë këtyre viteve, ia dhamë organeve kolegjiale, kryesisë dhe kolegjit për fuqizimin e anëtarësisë, që ishte primare. Diçka tjetër është që ne sollëm referendumin”, tha Bylykbashi.

Për këtë të fundit, shembulli për procedurën që duhet ndjekur është shkarkimi i ish-kryetarit Lulzim Basha.

Sa i përket fraksioneve, ato formohen duke krijuar një program ndryshe nga ai i partisë dhe merr mbështetjen e 15% e anëtarëve të këshillit Kombëtar, degëve apo deputetëve të PD, që me numrat e sotëm i thonë 8 deputetë.

“Nuk është instrument për zgjidhjen e një krize të veçantë. Jep mundësi të lançosh program më të ndryshëm brenda partisë, ta ndiejnë veten në shtëpinë e tyre, ose të kthehen në shtëpinë e tyre”, tha ai

Statuti i ri i cakton anëtarësinë që të votojë për kandidatët e partisë për deputetë, kryetar bashkie dhe këshill bashkiak.

“Janë anëtarësia që përcakton kandidatët dhe ne i dhamë provat në janar. Për 6 bashki u zgjodhën kandidatët nga anëtarësia. Nuk u imponua asnjë kandidat, nuk u përjashtua asnjë. Ka dhe një element tjetër; statuti i njeh votën edhe simpatizantëve, që nuk janë anëtarë”, u shpreh deputeti i PD.

Përplasjet për drejtimin e partisë që vijojnë në gjykatë, sipas Bylykbashit janë vetëm vonesa të një bashkimi shumë të nevojshëm, i cili ka rifilluar në bazë.

“Vetë kam shembuj se si po zgjidhen në funksione drejtuese në bazë kandidatë që kanë qenë deri në 6 mars në krahun e Bashës. Baza po e mbyll me shpejt këtë çarje që shkaktoi Lulzim Basha, qe përgjegjësi e tij por jo e atyre të tjerëve që besuan, se pse jo ky ka të drejtë”, tha Bylykbashi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026