Mbi 13 mijë punëtorë nuk marrin rrogën në RMV

4 Maj 2022 | 14:47

Mbi 13 mijë punëtorë në Maqedoninë e Veriut nuk kanë marrë pagën minimale prej 18 mijë dinarësh për muajin mars edhe pse kanë punuar me orar të plotë.

Shumica prej tyre janë punonjës të sektorit privat, por edhe shteti nuk ka paguar pagën shtesë të garantuar për rreth 2 mijë persona.

Gazetarja Ferikan Iljazi nga Shkupi raporton se më shumë të prekur janë punëtorët e sektorit të transportit dhe bizneseve të vogla.

Në sektorin e parukerisë ka një numër të konsiderueshëm punëtorësh të cilët nuk kanë marrë rrogën e garantuar.

Nuk ka munguar një reagim nga Drejtoria e të Ardhurave Publike të cilët kanë njoftuar se personat që nuk kanë paguar punëtorët e tyre me pagën e garantuar me ligj, do të gjobiten.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026