Lleshaj: Nuk kemi arritur të presim burimin që na lind kriminelë të rinj
Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha në emisionin ‘Sot’, në Euronews Albania se grupet kriminale janë luftuar dhe shkatërruar në mënyrë të vazhdueshme prej vitesh në Shqipëri.
Problemi për Lleshajn, është se grupe kriminale lindin sërish pasi rrënjët e krimit nuk adresohen.
“Prej vitesh kemi goditje të herëpashershme të grupeve kriminale në Shqipëri. Grupe që rriten, dikur goditen përmes një të penduari, një operacioni policor apo kombinim i të dyjave. Problemi është se këtu lindin të rinj. Nuk kemi arritur të presim burimin që na lind kriminelë të rinj. Ky fenomen ndodh edhe gjetiu; lufta me krimin është e përjetshme. Por ne nuk adresojnë asnjëherë rrënjët e krimit. Pse u bë kriminel një njëri”, tha ish-ministri.
Sipas Lleshajt, shqiptarët e kanë humbur nocionin e moralit, që rregullon ekuilibrat e gjithë shoqërisë.
“Kemi naivitet të madh si shoqëri që pretendojmë se këto punët e krimit do na i zgjidhi policia e prokuroria me kod penal. Në thelb gjithë këto instrumente ndërtohet mbi kodin moral që rregullon gjithë shoqërinë. Ne si shoqëri e kemi humbur nocionin e morales”, u shpreh Lleshaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik