Në tregun e hapur rajonal fermeri shqiptar falimenton, pretendon ekspertja
Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se ndihma që po u jepet fermerëve është me pikatore.
Sipas saj nëse qeveria merr politikën e jashtme të dyerve të hapura që do të thotë ekzistenca e një tregu, duhet të ndërmarrë dhe politikën e mbrojtjes së fermerëve që ai të mund të përballojë tregun.
Nunaj Kortoçi u shpreh se vendet e rajonit janë më të zhvilluara dhe solli në vëmendje se nëse flasim për tregti të lirë që prej vitit 2016 Shqipëria është me minus sa i takon bilancit tregtar. 96 milionë janë importe dhe rreth 30 milionë janë eksporte, pra bëhet fjalë për një hendek.
“Fermerin tonë nëse ne nuk e subvencionojmë te nafta, nëse ne nuk e ndihmojmë që ai të organizohet në njësi të mëdha, që të çojë në uljen e kostos, nëse nuk e ndihmojmë në rritjen e cilësisë fermeri ynë do të falimentojë dhe nuk do ta përballojë dot sistemin e tregut,” – deklaroi ekspertja e cila e cilësoi të pambrojtur e të pafuqishëm fermerin shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk