Në Shkup protestohet kundër propozimit francez: S’njeh gjuhën tonë
Për të tretën natë me radhë me mijëra qytetarë protestuan në Shkup duke kundërshtuar propozimin francez për heqjen e vetos bullgare, çka do t’i hapte rrugë nisjes së negociatave së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.
Protestuesit qëndruan para godinës qeveritare, ku rrëzuan mbrojtëset metalike gjuajtën edhe me sende të ndryshme; letra tualeti, vezë, shishe plastike etj.
Ata brohorisnin duke kënduar këngë patriotike si dhe sloganin e këtyre protestave ‘Ultimatum-jo faleminderit”.
Protestuesit qëndruan para godinës se Qeverisë ku iu bashkua edhe lideri i opozitës VMRO-së Hristijan Mickoski, i cili tha se ky është një mashtrim i qeverisë që nuk po e mbron gjuhën maqedonase. Qytetarët me pas u zhvendosën edhe para parlamentit ku edhe aty nuk i ndalen thirrjet.
Protestuesit besojnë se propozimi francez nuk njeh gjuhën e as historinë maqedonase.
Ata shprehen se do të vijojnë të dalin sërish në rrugë derisa qeveria të mos e pranojë propozimin
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës