Rusët dynden në Serbi, deri në 9 mijë euro bileta nga Moska për në Beograd
Një biletë për të fluturuar nga Moska në drejtim të Beogradit ka arritur deri në 9 mijë euro.
Kështu u shpreh gazetari Idro Seferi për emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, përmes një lidhjeje të drejpërdrejtë nga aeroporti i Beogradit.
Ai u shpreh se rreth 30 mijë rusë kanë ardhur në kryeqytetin serb, që pas nisjes së konfliktit me Ukrainën.
“Sot nga bileta nga Moska për në Beograd ka shkuar deri në 9 mijë euro. Serbia është një nga vendet ku ata mund të lëvizin pa viza. Nuk ka aq shumë avionë sa ka kërkesa nga Rusia që të vijnë në Beograd dhe kjo ka bërë që biletet të shiten shumë javë përpara. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, flitet për rreth 30 mijë rusë që kanë zbarkuar në Serbi dhe jetojnë këtu tashmë.
Mund të thuhet që është bërë një Rusi e vogël në Beograd. Një komunitet mjaft i madh, nëpër rrugë dëgjohet gjuha ruse. Ka njerëz që kanë shitur gjithçka që kanë pasur në Rusi. Ka pasur rritje me 300% të qirave dhe shitjeve të apartamenteve në disa zona të Beogradit”, theksoi gazetari.
Rusia po kryen rekrutimet më të mëdha ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore. Vendimi për mobilizim i presidentit Vladimir Putin u përcoll me protesta e arrestime në 38 qytete ruse dhe interesim të madh të qytetarëve për t’u larguar nga Rusia.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh