Prindërit refuzojnë të bëjnë vaksina për fëmijët, thotë mjekja pediatre

24 Tetor 2022 | 09:02

Mjekja pediatre, Sonila Brati deklaroi se prindërit refuzojnë që fëmijët të bëjnë vaksinat, të cilat janë të kalendarit bazë të vaksinimit.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Brati u shpreh se ata nuk duan që fëmija të vaksinohet në moshën 1-vjeçare dhe të rivaksinohet në moshën 5-vjeç.

Sipas saj, prindërit kanë qenë edhe kundër vaksinimit të fëmijëve për Covid-19, pasi kanë pasur frikë për efektet anësore.

“Për prindërit është shumë e vështirë. Mund të them që, kur vaksinimi për fëmijët për covid vitin e kaluar ka nisur, fillimisht për moshat 16-18 vjeç dhe më pas për të ulur fashën, reagimet kanë qenë në disfavorin tonë. Prindërit kanë hezituar dhe kanë refuzuar që të bëjnë vaksinën covid te fëmijët.

Pjesa më e madhe e atyre që janë vaksinuar, kanë qenë për qëllime studimesh jashtë, pjesa tjetër e vështirë që të kenë kërkuar që të bëjnë vaksinën. Prindërit sot në Shqipëri refuzojnë të bëjnë shumë vaksina që janë të kalendarit bazë të vaksinimit; ka refuzime për vaksinën 1 vjeç, rivaksinimin në moshën 5 vjeç. Vaksinën për moshën 1 vjeç e lidhin me autizmin”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024