Zgjedhjet e 14 majit, Lealba Pelinku: Votim dhe numërim elektronik në dy zona

25 Tetor 2022 | 12:17

Nënkomisionerja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku deklaroi se në zgjedhjet vendore që do të zhvillohen më 14 maj të vitit të ardhshëm do të ketë votim dhe numërim elektronik në dy zona, ashtu si në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit dhe të pjesshme vendore të 6 marsit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Pelinku u shpreh se KQZ-ja ka në dispozicion të njëjtin numër pajisjesh për shkak të buxhetit.

KQZ-ja kishte kërkuar votim dhe numërim elektronik në 2600 qendra votimi, por Pelinku u shpreh se qeveria nuk akordoi fondin, që shkonte në 30 milionë euro.

“Votimi dhe numërimi elektronik, projekti pilot i aplikuar për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021 dhe ato të pjesshme të këtij viti, u aplikua për shkak edhe të numrit të pajisjeve të zotëruara nga KQZ, në njësinë 10 dhe në Bashkinë Vorë. Edhe për këto zgjedhje, për shkak të buxhetit do të jetë po i njëjti numër pajisjesh që do të përdoren.

Mbetet për t’u përcaktuar një zonë zgjedhore, e cila t’i përshtatet këtij numri të pajisjeve. Mesa duket, nga qeveria nuk ka patur vullnet për t’i akorduar këtë fond KQZ-së. Për 2600 qendra votimi, fondi i kërkuar ka qenë 30 milionë euro”, theksoi ajo.

Presidenti Bajram Begaj, caktoi 14 majin 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore të ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026